Kush jemi ne?
Ambrella është kompani lidere në Ballkan në prodhimin dhe instalimin e sistemeve moderne për mbrojtje nga dielli dhe siguri të objekteve. Që nga viti 1997, ne jemi ndër të parët në rajon që kemi sjellë dhe ofruar roleta alumini dhe Raffstore zvicerane me standarde të larta evropiane, duke vendosur një nivel të ri të cilësisë dhe inovacionit në treg.
Me përvojë shumëvjeçare, teknologji moderne dhe përkushtim maksimal ndaj klientëve, Ambrella ka ndërtuar reputacion të fuqishëm për produkte të qëndrueshme, funksionale dhe estetike. Produktet tona kombinojnë dizajnin modern, sigurinë, izolimin termik dhe kontrollin optimal të dritës natyrale, duke ofruar rehati dhe efikasitet energjetik për çdo ambient banimi apo biznesi. Si pionierë në Ballkan në këtë industri, ne vazhdojmë të investojmë në cilësi, inovacion dhe partneritete ndërkombëtare, duke sjellë zgjidhje moderne që plotësojnë standardet më të larta zvicerane dhe evropiane. Ambrella është sinonim i besueshmërisë, profesionalizmit dhe elegancës moderne për çdo objekt.
Me staf profesional dhe pajisje moderne, ne garantojmë:
FUNKSIONALITET
Drita e ndryshueshme, si dhe mbrojtja nga pamjet e jashtme dhe dielli që rregullohen në menyrë te vazhdueshme, kursim të energjisë me refleks ndaj dritës diellore. Menaxhim komod me të gjitha funksionet me telekomandën programuese .
ESTETIKË
AMV-90 roletat me grilla janë me elemente formësimi.Të strukturojnë fasadën tuaj dhe perputhen me fasadën e plotë.Ndersa ju do të kënaqeni me dizajnin klasik të aureolës së nivelit të lartë.
KËNAQËSI
Roletat me grilla rregullojnë dritën natyrore dhe kontribojnë ne ndricimin e hapsirës. Kështu ju do të kurseni ne menyrë fleksibile nga shikimet e pakëndshme dhe rrezet verbuese të diellit.Gjithcka ështe ne mënyrë precize sic deshironi
Misioni ynë është të sjellim komoditet,
siguri dhe dizajn modern në çdo hapësirë ku instalojmë produktet tona.
